Dy këngëtarët legjendarë Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu, janë parë bashkë pas shumë vitesh në një fotografi.
Dyshja e cila ndër vite ka argëtuar publikun me duetet e shumta që kanë sjellë së bashku, kishte një kohë që nuk shfaqeshin në publik krah njëri-tjetrit.
Ka qenë së fundmi Sabriu, ai i cili ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi me të ashtuquajturën, divën e estradës shqiptare.
“Mu gëzua zemra që të takova sot. U rrite me mua, ikona e zemrave tona”, shkroi Fejzullahu në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë me të parë këtë, Adelina vendosi ta rishpërndajë në rrjetet sociale këtë fotografi, duke i thurur gjithashtu lavde këngëtarit të shumë hiteve.
“Sa herë të shoh, rritem. Ti, idhulli im që ma dhe magjinë e bukur të shpirtit tënd që nga kënga ime e parë e deri sot. Ti që ja ke rrit bukurinë edhe vendit tim. Veç ti mund të jesh çdo ditë ma i madh se dje. Lum që të kam. Madhështi”, kanë qenë fjalët e Adelinës karshi Sabriut.
Teksa Fejzullahu vazhdon të jetë aktiv në muzikë, Adelina ndryshe nga ai ka kohë që është distancuar nga muzika dhe i është përkushtuar televizionit.