Lajme

Rama pret liderat e BE-së, Berisha: Ne do bëjmë protestë, le ti bllokojë rrugët ai

Nesër do të mbahet në Shqipëri Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor por veç saj do të mbahet edhe një protestë e njoftuar prej ditësh nga Partia Demokratike.

Berisha ka folur në lidhje me protestën e nesërme në Tiranë teksa ka thënë se demokratët do e kenë betejën me kryeministrin Rama të cilin e cilësoi si “kryeministri mafioz i shqiptarëve”, ose ndryshe “The Prime Thief of Albania”.

Berisha shtoi më tej se Rama e ka humbur to ruan pasi nuk merret me samitin por me postbll oqe dhe me bllokime rrugësh e sheshesh për ditën e nesërme.

Berisha: Përshëndes zhvillimin e primareve në zgjedhjen e kandidatëve në Tiranë dhe të gjithë Shqipërinë. Ju të gjithë, në një hark kohor më pak se një vit keni vendosur, keni marrë vendime të mëdha për jetën e kësaj politike. Ne do bëjmë gjithçka që të for cojmë gjithnjë e më shumë demokracinë brenda kësaj partie. Pushtetin që u takon anëtarëve.

MË TË LEXUARAT

To Top