Ka përfunduar ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë në fazën e grupeve në kuadër të Kampionatit Botëror 2022.
Ndeshja përfundoi në rezultat 3-2 në favor të Përfaqësues së Zvicrës, e cila pati një performancë të shkëlqyer në fushën e gjelbër me dy lojtarë shqiptarë: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Ky i fundit pati një grinde të vogël me bankën rezervë të lojtarëve serb, ku nuk i kurseu gjestet fyese në drejtim të tyre.
Me gjithë mbështetjen e madhe të spektatorëve prezentë në Stadiumin 974 të Dohas, suporti më i madh për Granitin erdhi nga tre njerëzit e tij më të dashur. Bëhet fjalë për gruan e tij, Leonitën, dhe dy vajzat e çiftit: Laneya dhe Ayana.
Leonita ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihej duke e ndjekur ndeshjen nga televizori së bashku me vajzat, të gjitha të veshura me fanellën e Xhakës.
“Le të shkojmë, ne të duam ty Granti Xhaka”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Tutje, ajo publikoi në InstaStory edhe një fotografi të tij ku tregohej se ai është zgjedhur si ‘lojtari i ndeshjes’.
“Lojtari i ndeshjes, ne jemi kaq krenarë me ty”, shkroi bashkëshortja e futbollistit me origjinë nga Kosova.