Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se ka gjetur një qasje më pozitive midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në union.
Duke folur për gazetarët pas samitit të BE-së në Tiranë, Scholz u shpreh se skepticizmi i lindur disa vitë më parë ka ndryshuar.
“Jam shumë i sigurt se një lëvizje e re gjithëpërfshirëse ka lindur dhe se skepticizmi që u formulua disa vite më parë nga disa shtete anëtare tani ka ndryshuar në një gatishmëri për ta shtyrë këtë në mënyrë aktive përpara”, tha Scholz.