Lajme

E bujshme! Fotografi shqiptar fotografon Kryeministrat e Europës, e gjeni dot kush e ka këtë këpucë të grisur?

Gjatë ceremonisë së pritjes së liderëve të Europës për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, fotografi Armando Babani, përveç ceremonisë glamur dhe veshjeve të mirëmenduara ka kapur një tjetër detaj interest.

Paraqitja e një prej liderëve të unionit, ose më saktë këpuca e një prej tyre, nuk i ka shpëtuar syrit të fotografit.

Babani ka publikuar një foto ku shfaqet këpuca e një prej liderëve, e cila është e grisur.

“Kryeministri i kujt vendi pjesmarres ne Summit eshte mbajtesi i kepuces? (Sa per ndihme NUK eshte KM Shqiptar)”, pyet Babani.

Teksa më tej, ai në komente e ka zbuluar se kjo këpucë i përket kryeministrit të Hollandës, Mark Rutte.

MË TË LEXUARAT

To Top