“I eliminuari” i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova të premten ishte Andi Artani. Banori në fakt nuk do të dalë nga hapësira e shtëpisë, vetëm se do të ndërrojë ambient.
Por, largimi i Andit duket se Stresin e preku shumë, pasi që ai ka shpërthyer në lot pas lajmit. Ndërkohë një pjesë e banorëve nuk e kanë besuar këtë lajm.