Rozë

Rrëqeth Monika Lubonja, poston foton e të atit të ndjerë: Ah o babi ti e di sa jam lodhur në këtë tokë

Monika Lubonja ka vite që e ka humbur babin e saj. Aktorja e njohur i bën vazhdimisht dedikime duke e kujtuar me shumë mall.

  Monika Lubonja përlot me dedikimin prekës kushtuar të atit të ndjerë

Kështu ka bërë edhe së fundmi duke bërë një dedikim prekës. Ajo ka ndarë dy fotografi krah babit të ndjerë duke shprehur atë që ndjen dhe sa ka nevojë ta përqafoj.

Postimi i plotë:

Kur filloj të shkruaj për ty, më duket sikur ti më jep forcën më të madhe në këtë botë
Më mungon kaq shumë, bisedat dhe momentet e bukura që kalonim bashkë. Ah babi im i shtrenjtë sa do doja të të kisha pranë e të flisnim si dikur , të tregoja për gjërat e mia, diku te bukura, diku dhe të rre zikshme, diku normale …me mungon zeri jot, kur më thoje : -me ngadal Monika, mere më shtruar se ke akoma jetë të bukur para…
Por ti o babi se di sa jam lodhur në këtë tokë , e sa kam nevoj të të përqafoj e të puthja pafund ty.
Kur shkruaj për ty më duket sikur të shikoj dhe jemi pranë njëri -tjetrit, më flet shtruar, e në fund më thua
“ Mos harro zemren e bukur e buzëqeshjen tënde” .

Sot zgjodha këtë foto, se kjo flet shumë për ne të dy dhe kur nuk flasim bashkë e kuptonim kaq mirë njëri – tjetrin.
Kam mall per ty… E ndjej fort që shpirti jot i bukur është pranë meje e kudo.

Monika Lubonja: Kam qarë për Enver Hoxhën! - Art&Argëtim

MË TË LEXUARAT

To Top