Lajme

Shqiptarët po ofendohen shumë në Angli, gazetarja: I keni takuar të gjithë shqiptarët ju?

Çështja e emigrantëve është shndërruar kryefjalë e ditës në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm së fundmi. Dhe shkak për këtë është bërë fakti se numri i emigrantëve që kanë kaluar nëpërmjet Kanalit “La Mansh” përgjatë këtij viti në Britani, thuhet të jetë mbi 40 mijë.

Autoritetet britanike kanë deklaruar më herët se 12 mijë prej tyre janë shqiptarë të cilët kanë shkuar atje me gomone.

Së fundmi kjo temë është diskutuar edhe në një emision radiofonik në Britani, ku telefonuesi i quajtur Keith, u shpreh me bindje se ata që kalojnë Kanalin me varka të vogla, nuk janë refugjatë të zakonshëm, por refugjatë “ekonomikë”, pasi sipas tij janë të pajisur me telefona të shtrenjtë.

“Sheh gjithë shqiptarët që vijnë, janë të gjithë me telefona Smart Phone!”, tha ai. Por prezantuesja Shelagh Fogarty iu kundërpërgjigj duke i thënë: “I ke takuar të gjithë ti Keith? E di ti që janë të gjithë njësoj?”

Telefonuesi vijoi: “Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë se ky vend nuk e ka luksin që të vijojë të shpenzojë shuma të tilla parash për t’u marrë me ta”.

Shelagh më pas iu referua vendimit të Sekretares së Brendshme Suella Braverman, për të dërguar 63 milionë paund në vit në Francë në vit, 8 milionë paund më shumë, në një përpjekje për të ndaluar migrantët që kalojnë Kanalin. “Imagjinoni sikur ta përdornim atë në mënyrë më konstruktive?”-pyeti Shelagh.

MË TË LEXUARAT

To Top