Lajme

Jeton në Amerikë, shqiptarja: Nusen e merr nga fshati, i hap sytë, i bën dokumentet e në fund ikën

Liljana nga Amerika është një nga qytetaret e cila shpesh jep mendimin e saj për tema të ndryshme në “Aldo Morning Show”, në Tv Klan. Këtë të premte ajo dha mendimin e saj në lidhje me temën nëse duhet që gruaja pas 35 viteve martesë të ndahet për shkak se burri e qëllon me pëllëmbë, ajo ka thënë se gjithçka varet nga situata por një herë nuk mundtë jetë shkak për ndarje.

Por dukej se diçka tjetër po e shqetësonte Liljana. Ajo ka treguar se vajzat e reja bëjnë shumë gabime. Sipas saj shumë vajza të reja nga fshati martohen me Amerikë dhe pasi marrin pasaportat ndahen nga burrat duke shkatërruar familjet. Liljana dukej shumë e revoltuar për shkak të këtyre ngjarjeve që me siguri janë situata të cilat i ka përjetuar nga afër ndoshta nga familja “e një shoqeje”.

Liljana nga Amerika: Gabimi më i madh është i këtyre të rejave Aldo: Po lëri moj të rejat.. Liljana nga Amerika: Bëjnë ca gabime..

Aldo: Po ç’të ka bërë vaki? Liljana nga Amerika: Vaki me këto të rejat, sidomos me këto që vijnë në Amerikë, ti marrësh që andej.

Aldo: Ti marrësh nga fshati. Liljana nga Amerika: Po në çdo familje po bëhet këtu, i sjellin nga fshatrat që nuk ujë të lajnë sytë. S’u kanë dalë s’klepat e syve akoma…

Aldo: Domethënë morët një nga fshati. Lili nga Amerika: Jo ne, por ndodhin. Vijnë këtu, rrinë një vit, dy, tre. Thua ti si këto nuk ka. Sa pajisen me dokumente, marrin pasaportën, muajin e parë sa e marrin i thonë djalit s’je për mua. Kur dy vjet, tre, katër, si qenke e mirë për këtë familje dhe pastaj nuk je?

Aldo: Ta marrësh edhe nga fshati. Liljana nga Amerika: Po ta marrësh edhe nga fshati. T’i hapësh sytë dhe të vijë të shkatërrojë familjen. Ta pajisësh me dokumente këtu, ta mbash si një fëmijë dhe kur vjen puna ta bën familjen të ndyrë e thotë do iki.

MË TË LEXUARAT

To Top