Një shtetase sllovake, e cila hiqej si gruaja e një zyrtari të lartë britanik, ka rënë në pr angat e pol ic isë helene. Mediat fqinje raportojnë se Maria Geleticova, duke përdorur emra të tjerë strehohej në hotele bashkë me qenin e saj dhe më pas largohej fshehurazi pa paguar.
Mashtr uesja, sipas raportimeve, ushtron edhe profesionin e esk ortës. Ishte një shofer taksie që e çoi atë në duart e po licisë. Shoferi e dërgoi mash truesen në Nafpaktosi, por nuk e pagoi me para në dorë. Ajo e siguroi atë se fo ia depozitonte paratë në llogarinë bankare, por nuk e bëri. Kështu shoferi vendosi ta deno nconte.
Aksioni i bukuroshes që shëtiste me qen të zi në krahë u zbulua fillimisht në Patra, ku qëndroi për katër ditë në suitën e një hoteli të njohur dhe hëngri pa paguar.
Gjatë qëndrimit të saj, ajo bëri një porosi me telefon në një minimarket për dy karta paysafe me vlerë 150 euro, ciga re, pije dhe ushqime, në vlerë totale 193 euro. Personit që ia kishte dërguar gjërat në dhomë ajo i tha se nuk kishte para në dorë ta paguante dhe për këtë arsye do e bënte pagesën nëpërmjet bankës.