Rozë

(Foto) Viktor Zhusti i dashuruar me violinisten 22 vite më të re, ja cila është ajo

Një rastësi e bukur është ajo e 8 dhjetorit, Dita e Rinisë në Shqipëri, që përkon me ditëlindjen e aktorit ikonë, Viktor Zhustit, i cili duket se ka bërë vërtet pakt me rininë e përjetshme. Dy ditë më parë, artisti karizmatik dhe i lakmuar në çdo kohë festoi 80-vjetorin e lindjes së tij, në një darkë shumë private të organizuar në një nga restorantet e njohur të peshkut në Elbasan, ku aktorin e surprizoi pikërisht e dashura e tij e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi.

Ajo kishte udhëtuar (për ta befasuar dhe lumturuar partnerin e saj), direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës.

Ata u përpoqën ta mbanin private festën e ditëlindjes, ndërkohë që revista “Story” ua dedikoi kopertinën e muajit dhjetor, pikërisht çiftit më “cool” në rrethin e artistëve shqiptarë, duke zbuluar për herë të parë këtë histori të bukur dashurie me 22 vite diferencë, pasi e zgjedhura e tij është 58 vjeçe. Shprehja “Dashuria nuk njeh moshë” është tashmë një klishe, por në rastin e Viktor Zhustit klisheja thyen shumë klishe të realitetit shqiptar.

MË TË LEXUARAT

To Top