Rozë

Qau për ish-gruan në ‘Big Brother, por Stresi dikur thoshte: Nuk futem aty me lloj lloj njerëzish unë

Prej disa ditësh, reperi i njohur Stresi është bërë pjesë e shtëpisë së famshmne të “Big Brother VIP Kosova”. Që në hyrjen e tij në ditën e parë me një letër prekëse për nënën e tij, Stresi u bë protagonist i kësaj shtëpie.

Tashmë kanë nisur ngacmimet e para mes tij dhe modeles Gresa të cilët kalojnë më shumë kohë në privatësi e bëjnë dedikime të herë pas hershme dhe duket se reperi po e shijon si eksperiencë.

Por çfarë thonte Stresi për “Big Brother VIP” pak muaj se të bëhej vetë pjesë e këtij formati?

I pyetur në një intervistë ai shprehet se nuk do të merrte pjesë kurrë në këtë format. Fjalë të cilat i hodhi poshtë për pak muaj.

“Kam qenë në Angli kur më është bërë ftesa për në “Big Brother VIP”. Është e vetmja gjë që Arkimend Lushja nuk e bën kurrë. Ku rrën e ku rrës. Nuk futem dot të jem me çdo lloj njeriu aty. Është me njerëz.”, ishin fjalët e Stresit disa muaj para se
të bëhej pjesë e “Big Brother”.

MË TË LEXUARAT

To Top