Meteorologia, Lajda Porja bën me dije se gjatë natës ka patur depërtim të masave ajrore polare që janë drejtuar tashmë drejt vendeve të Ballkanit, duke sjellë menjëherë rënie të temperaturave.
Pjesa e parë e javës do të jetë tipike dimri. Në zonat malore temperaturat do zbresin deri në -3 gradë Celsius dhe maksimalet jo më shumë se 12-13 gradë. Të martën dhe të mërkurën priten reshje dëbore në zonat malore.
Në pjesën e dytë të javës pritet sërish rritje e temperaturave si dhe prezencë e reshjeve. Temperaturat pritet të ngjiten në 20 apo 21 gradë Celsius.