Gazetarja Alma Cupi ka udhëtuar drejt Roskovecit ku dhe ka zhvilluar një takim tepër miqësor me kryetaren e bashkisë, Majlinda Bufi.
Në një sofër të ngrohtë dhe me gotën e verës para, gazetarja ka arritur që ta nxjerrë Bufin nga petku i kryetares dhe të sjellë një atmosferë mjaft miqësore.
Ka qenë vetë gazetarja ajo e cila në llogarinë e saj në “Facebook”, ka publikuar një video ku kryetarja e bashkise shihet teksa ngre dolli me fund.
Ajo dëgjohet teksa i thotë gazetares që ta shoqërojë dhe e ka për detyrë që ta mbështesë atë në të gjitha dollitë.
“Me fund, padiskutim që do e pimë me fund. Sa të kem unë dëshirë dhe fuqi për të ngritur dolli ti do më shqoqërosh mua.
Ti je sekretari i i dollive të mija ti ke për detyrë të mbash qetësi në tavolinë dhe të më mbështesësh mua në të gjitha dollitë”, thotë Bufi në video.
Emisioni “Histori shqiptare” është një nga emisionet më të mira në ekranet tona dhe Alma ka merita shumë të mëdha për promovimin që i bën Shqipërisë.