Largimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga vendi për një pagë më të mirë, drejt Gjermanisë ka ndezur një debat në rrjetet sociale, pas deklaratës së mjekut pediatër Edi Tushe.
Mjeku në një postim në rrjetet sociale, ka qenë i ashpër ndaj infermierëve në Shqipëri që sipas tij kërkojnë paga të larta, por nuk dinë as fjalët teknike të profesionit të tyre apo si të marrin g jak.
Duke përmendur largimet drejt Gjermanisë, mjeku shkruan se “- e hapni llapen dy metra, dhe thoni- do shkojme ne Gjermani!!… Ju??!!… Mjere Gjermania per ju!!!… Atje, te lani e shpelani pampersat dhe k aken e pleqve atje, nja 300 b. ne turn”.
Postimi i plotë i doktorit Edi Tushe:
Kemi vendosur qe rrogen e stafit ta bejme me mijera euro , meqenese kohet e fundit, eshte shume problem te gjesh disponibel per te punuar edhe nje pastruese.
Sa e doni rrogen te dashur infermiere? 1 milion, 2 milion,,,???? Sa???…. Ok, po jua bejme rrogen sa te doni ju!
Por….
Kur perballeni me punen, rrini si guake!!
Nuk dini te mbani shiringen, nuk dini te perdorni pipeten, nuk kuptoni asnje fjale teknike…. Lere pastaj kur duhet ti merrni gja kun nje femije te vogel- Dukeni sikur ju ka rene nje ri me lopa te mbrapa kokes!!!… Hapni syte si te habitura dhe me shume mundesi, veshet ju bejne zhurme kur ju shpjegojme detyrat… Po cfare keni menduar se po ju marrim ne pune per figure, apo per te treguar veten se cfare dini te beni.
– e hapni llapen dy metra, dhe thoni- do shkojme ne Gjermani!!… Ju??!!…
Mjere Gjermania per ju!!!… Atje, te lani e shpelani pampersat dhe kak en e pleqve atje, nja 300 b.”, ne turn. Por atje e ulni koken dhe rrini si pula! Pastaj hipni neper metro nja dy ore larg ne te ftohte sa te arrini ne ato “shtepite” qe i paguani sa qimet e kokes, dhe goja prape ju rri mbyllur…. Kurse para nesh,….