Lajme

Situata në Veri, Vjosa Osmani: Presidenti i Amerikës më tha se Kosova nuk do lihet vetëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit ka folur ndër të tjera edhe për raportet e veçanta të Kosovës me SHBA-të dhe ka theksuar se sekretari amerikan, Antoni Blinken jo vetëm në adresimin e tij në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që u mbajt në tetor, por edhe në takimin e realizuar në Washington D.C., ka rikonfirmuar partneritetin e palëkundur me Kosovën.

Osmani-Bidenit: Mos harroni situatën në Ballkan – Indeksonline.net

“Në bisedat që kisha me presidentin Biden gjatë muajit shtator, ai përsëriti përkrahjen e madhe për vendin dhe popullin tonë, e cila më së miri përshkruhet në fjalët e tij: Asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm! Kjo garanci amerikane, e përsëritur edhe këto ditë, dëshmon se Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj këtë aleancë duhet ta trajtojmë si të shenjtë e ta ruajmë e ta kultivojmë përjetësisht”, është shprehur presidentja Osmani.

Osmani: Biden ritheksoi lidhjen mes dy popujve dhe nevojën që dialogu të  sjellë njohjen e ndërsjellë

MË TË LEXUARAT

To Top