Lajme

Babanë e saj e dènuan, vajza e Sali Mustafës flet nga Haga, ky është mesazhi që më dha im atë

Buna Mustafa, vajza e komandant “Calit” ka reaguar pasi ai u shpall f ajtor për ndodhit në kompleksin në Zllash në vitin 1999.

Sali Mustafa shpallet fajtor, dënohet me 26 vjet burgim - Bota Sot

Në një reagim të bërë nga Haga ku ka takuar babanë e saj, ajo ka thënë se kjo është një s fidë më shumë për familjen dhe përulje tjetër për kombin shqiptar.

“Unë sapo dola nga vizita me babin. Nuk kam pasur asnjëherë bisedë më të dashur, më të çlirët dhe më të ndjerë me të. Babi ishte më i fortë se ku rrë e më kokëlartë se k urrë”, ka shkruar Buna Mustafa në Facebook.

Ajo tutje ka bërë të ditur edhe mesazhin që i ka dhënë i ati.

“’Patriotizmi në ditë të sotme tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë’. Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit. Faleminderit familjarëve, miqve të afërt dhe të gjithë popullit për këtë përkrahje! Por, edhe unë kam të njëjtën pyetje: ‘Në emër të cilit popull?’”.

Reagon vajza e Salih Mustafës nga Haga, mesazhi që ia la i ati - Bota Sot

MË TË LEXUARAT

To Top