Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani është pjesë e “Big Brother VIP Kosova” ku së fundmi ka folur për lidhjen dhe ndarjen nga Jasmina.
Sipas Andit, Jasmina ishte shumë posesive dhe kjo ka qenë arsyeja e ndarjes së tyre. Ai ka shtuar se ish-konkurrentja e ka pritur shumë keq këtë ndarje.
“U dobësua pasi u ndamë, u bë keq. Unë jam shumë njeri i kuptueshëm po ajo dhe në shoqëri ua merrke frymën shoqeve të veta, lëre pastaj mua që më ka parë në një mënyrë tjetër. Posesive. Asnjë shoqe nuk e ka. Mua nuk mundesh të më bësh mezor që të të dua. Asgjë nuk shkon mezor, as respekti, as dashuria. Më vjen spontanisht, më vjen”, është shprehur Andi.