Messi është padyshim personi që spikati në finalen e Kupës së Botës, veçanërisht pas fitimit të trofeut. Por duket se futbollisti me famë botërore ka hyrë jo vetëm në zemrat e fansave të futbollit, por edhe në ëndrrat e prezantueses greke Katerina Kainourgiou.
Prezantuesja ka treguar se ka parë në ëndërr se ishte në një lidhje me Lionel Messin dhe se ai e donte shumë. Veç kësaj, futbollisti fliste në mënyrë perfekte gjuhën greke, ndërsa momenti epik i ëndrrës është se u nda fshehurazi me Antonelën për të qenë me të.
“A të them çfarë ëndrre pata? Nuk po bëj shaka, mos qesh. Sepse po lexoja për Messin. E pashë në ëndërr që isha me Messin, ai më donte shumë.
Ai fliste greqisht në mënyrë të përsosur dhe unë i thashë “nuk ka mundësi, je i martuar” dhe ai më thotë “jam i divorcuar por nuk po e them” dhe se kishte ardhur në Greqi për të më takuar.
I thashë që nuk mundem dhe më në fund ai mori me qira një shtëpi pranë shtëpisë time që të mund të më shihte gjatë gjithë kohës. Sido që të ishte. Unë po lexoja për Botërorin dhe për Messin”, tha prezantuesja.