Rozë

Bujë e madhe/ Kanë qenë të dashur, pas ndarjes ajo në ‘BBK’ kurse djali Yllka Mujos në ‘Big Brother Albania’

E kujt mund t’ia merrte mendja që dy ish-partnerë, do të ishin pjesë e dy programeve të ngjashme, por konkurrente, “Big Brother VIP Kosova” dhe “Big Brother VIP Albania”.

Ishin kudo së bashku, çfarë ndodhi mes çiftit/ Amos Zaharia ndahet nga e  dashura – BoldNews.al

Gigliola Haveriku u bë pjesë e “BBVK”, ndërsa aktori i njohur, Amos Muji Zaharia, përflitet se do të hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Sipas Kryefjala.com, aktori ka pranuar ftesën e produksionit të BBVA.

Në kohën kur ishin bashkë, ish-çifti shprehte hapur dashurinë për njëri-tjetrin. Madje Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e Elia Zaharias, motrës së Amosit, me Princ Lekën.

“Ishte e vështirë të shkëputesha nga një lidhje e gjatë. Gjithmonë ndarja vjen si një proces dhe nuk erdhi papritmas se ndodhi ndonjë gjë e papritur apo i bëmë ndonjë gjë njëri-tjetrit.

Besoj dhe nga ana e tij nuk ka asnjë problem. Unë kam shumë respekt, e dua shumë si njeri, si artist. Se 6 nuk janë pak, por ndryshimi i lifestyle ishte e vështirë për mua,” tha këngëtarja në një intervistë “Next”.

Deri më tani thuhet se pjesë e “Big Brother VIP Albania” do të jenë aktorja Eva Alikaj, moderatorja Kiara Tito, Kejvina Kthella, Albi Nako, Keisi Medini, blogerja Jori Delli, Lei Kraja dhe aktori Gent Hazizi.

Kush gatuan më mirë mami apo e dashura? Djali i Yllka Mujos habit me  përgjigjen e tij – Balkanweb.com – News24

MË TË LEXUARAT

To Top