Leximi

Argjentina fitoi Kupën e Botës, njihuni me shqiptarin e vetëm që festoi në momentet historike

Argjentina arriti të fitonte Kupën e Botës në një ndeshje që ishte e gjitha për t’u shijuar. Skuadra përfaqësuese e Leo Messit u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltive. Dhe pas sfidës festa ishte legjitime për të gjithë.

Tifozë dhe miq të lojtarëve zbritën në fushë, ndërsa nuk munguan as “përfaqësues” nga vendi ynë. Bëhet fjalë për gazetarin e njohur sportiv Pano Xhixho, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ishte në tribunën e gazetarëve, ndërsa pas ndeshjes po raportonte drejtëpërdrejtë për RTSH-në.

Siç shihet edhe në rrjetet sociale, ai ka zbritur në arenën e festës duke bërë edhe një fotografi me futbollistët e Argjentinës që mbanin trofeun në dorë. Me siguri një rast që vjen pak në jetë, por duhet shfrytëzuar më së miri.

MË TË LEXUARAT

To Top