Rozë

Epo është me fat kjo punë! Këngëtari shqiptar fiton më shumë se 50 mijë euro në loto

Finalja e Kupës së Botës ishte njëra prej ndeshjeve më të ndjekura. Argjentina fitoi Kupën e Botës, ndërsa bashkë me ta u pasuruan edhe shumë njerëz. Njëri prej tyre artisti shqiptar, Noizy.

Rigels Rajku i njohur në publik me nofkën Noizy ka fituar më shumë se 51 mijë euro nga basti i vendosur në finalen e madhe.

Noizy ka vendosur 5 mijë euro që Franca të arrijë më shumë se 5 godit je në portë, ndërkaq ka fituar rreth 51 mijë euro. Ai ka postuar bileten e tij fituesi në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur shumën e fituar.

Nderkohe Rreperi me famë botërore, Drake, kishte vënë një bast prej 1 milion dollarësh për fiitoren e Argjentinës ndaj Francës në finalen e Kupës së Botës. Koeficenti 2.75 i garantonte atij 2.75 milionë dollarë nëse Argjentina mposht Francën.

Argjentina u shpall kampion bote por rreperi kanadez gjithsesi e humbi bastin. Kjo, sepse në bast thuhej se fitorja duhet të vijë në 90 minuta lojë dhe nuk është thjeshtë fitim i kupës.

Në këtë mënyrë Drake humbet 1 milionë dollarë edhe pse Argjentina fiton. Rreperit duket se i mungon “eksperienca” në lloto.

MË TË LEXUARAT

To Top