Rozë

Ndodh edhe kjo! 77-vjeçarja shkon te e ‘Diela Shqiptare’ vetëm për Arditin: Të dua shumë afrohu të puth pak

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Ermira, bashkëshorti i saj Musai dhe djali i saj i dajës Bexheti. Të tre duan t’i bëjnë një surprizë kushërirës së tyre Mynit, e cila ka jetuar me ta për shumë vite.

Pasi erdhi në studio Myni e cila është 77 vjeç, i tha Ardit Gjeberas se ka ardhur vetëm për dashurinë që ka për të, madje e uron që të jetë babai më i lumtur, dhe ky urim moderatorit Gjebrea i pëlqen shumë dhe e falenderon.

Myni: Nga dashnia jote kam ardhur, më ke bërë për të qeshur, zëri yt hyjnor, shpirti im. Ardit Gjebrea: Faleminderit! Myni: Kam shumë respekt dhe dashuri për ty, qofsh babi më i lumtur.

Ardit Gjebrea: Aaa sa urim i bukur, të falenderoj e dashur, ky është vendi yt, mund të ulesh. Myni: Nuk jam mirë Ardit.

Ardit Gjebrea: E di, nëse do ulem këtu pranë teje. Myni: Me kënaqësi, unë për ty erdha o bukurosh. (Myni e puth Arditin në faqe). Ardit Gjebrea: E menoje se do ishte këtu një ditë?Myni: Jo k urrë, dhe tipi im?!

Myni pasi pa kushërinjtë e saj nga ekrani u emocionua shumë dhe i uron atyre të kenë jetën e gjatë dhe se i do më shumë se jeta e saj. Ajo i ka treguar Gjebreas se në ’92, kur ishte në Itali përpiqej të kursente dhe t’ja dërgonte Lekët këtyre që të mos vuanin për gjë. Madje ajo shprehet se as ushqimi nuk i shtyeheshe poshtë kur kujtonte familjarët në Shqipëri.

MË TË LEXUARAT

To Top