Për herë të parë dhe me emocione, moderatori Andi Kapxhiu zbuloi se është në pritje për t’u bërë baba. Gjatë një interviste në emisionin “N’kohë” me gazetarin Ermal Qori, Kapxhiu për herë të parë foli për jetën e tij private ku u ndal në momentin më të rëndësishëm të jetës së tij.
“Unë nuk e kam thënë ndonjëherë, për herë të parë po e them, unë pres të bëhem baba, bashkëshortja ime është shtatëzënë dhe presim binjak, dy çuna.
Kjo do të më haj shumë kohë, nuk e di si do ia bëj se në 15 vite i impenjuar totalisht edhe me pjesën e punës, e kam pasion dhe jam i fiksuar te puna.
Jam i bezdisshëm edhe për kolegët sepse dua detaje por shoh dhe besoj që ajo është bekimi më i madh në jetë. Presim të dalin në jetë e ta kuptojmë ndjesinë”, rrëfeu moderatori dhe gazetari Kapxhiu.
Ndërkohë, Kapxhiu u shpreh edhe për marrëdhënien me punën, por a do të largohej ai ndonjëherë nga Report Tv?”Sinqerisht jo, kam bërë programe të ndryshme dhe kjo ka mbajtur gjallë pasionin nga sezoni në sezon.
Ndaj kam mbetur shumë i kënaqur gati nuk më ka shkuar mendja fare për të lëvizur. Nëse do e krahasoja me futbollin, pse jo të mos jem një Francesco Totti i Reportit”, përfundoi Andi.