Leximi

Jeton në Austri, Bexheti e sqaron te Arditi: Jam beqar unë se fillojnë ato më shkruajnë pastaj…

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ermira, bashkëshorti i tij Musai dhe djali i dajës së saj Bexheti, për t’i bërë një surprizë kushërirës së tyre Mynit. Bexheti pasi mori fjalën, preferoi të bënte një sqarim për publikun që të mos ketë keqkuptime.

Bexheti: Faleminderit për dhënien e fjalës, e para që duhet të sqaroj publikun, kjo është goca e hallës me të shoqin, se do shkruajnë në Facebook, të trashëgohesh, e kështu gjërash.

Ardit Gjebrea: Ti je beqar? Bexheti: Beqar, i ndarë, kam një vajzë. Ardit Gjebrea: Beqar quhesh. Bexheti: Po. Ardit Gjebrea: Se nuk i dihet fatit.

Bexheti: Po. Po saqaroj dhe publikun se fillojnë ato në Instagram. Ardit Gjebrea: Bexhet ti ku jeton? Bexheti: Unë jetoj Linz të Austrisë, kam 30 vjet e kusur, jam atje, kam një vajzë që studion në Vienë për Juridik, edhe vij shpesh në Shqipër sepse…

Ardit Gjebrea: Nuk i dihet… Bexheti: Moshat tona e kërkojnë vendin, është ajo që njeri ndjen një kënaqësi kur takon të afërmit, shokët, miqtë e vjetër

prandaj vij me kënaqisi dhe Mynin e dua jashtë mase, është shtylla, ose kollanat që e mban lidhjen e farefisit tonë.

MË TË LEXUARAT

To Top