Rudina Dembacaj organizoi dasmë ku i dha një tjetër kuptim dashurisë së saj me Mark Frrokun. Dasma ishte shumë e bukur dhe luku i saj fantastik.
Në dasmë nuk ishte e ftuar Roza Lati ndaj dhe në emisionin “Why Not” në Ora News moderatorja e pyeti lidhur me këtë fakt. Dembacaj tregoi se ishte një dasmë ku ishin ftuar vetëm miqtë e ngushtë të saj.
Roza: Mua pse nuk më ftove? Rudina: Të them të drejtën ma kanë bërë shumë njerëz këtë pyetje. Unë ftova shumë pak dhe miq të ngushtë sepse Marku kishte aq shumë të ftuar.
Ne hoqëm nja 200 veta nga të Markut që të bënim një dasmë normale se pastaj do të quhej miti ng. Zgjodha persona që iu detyrohesha deri diku. Ishte shumë e ngushtë nga ana ime.”
Në emisionin “Why Not” në Ora News foli për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.Ajo tregon se acarohet shpejt ndërsa nga ana tjetër bashkëshorti i saj Marku është gjithmonë ai që e qetëson.