Lajme

Prej dy vitesh s’dihet se ku është, hapen hètimet për shqiptaren: Dyshohet se është parë në Suedi

Rikthehen hetimet për 19-vjeçaren shqiptare, Artemis Vasili e cila rezulton e zh dukur prej dy vitesh në Greqi. E reja u largua nga banesa për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më. Ajo u zhduk më 19 tetor të vitit 2020.

Kjo çështje është rikthyer përsëri në vëmendje me një dëshmi të depozituar në emisionin “Dritë në tunel”, duke bërë kështu që hetimet të marrin një kthesë tjetër.

Një dëshmitar i rëndësishëm raportoi se vajza ndodhet në Suedi. Dëshmitari tregoi se e kishte parë Artemis në qytetin e Goteborgut, duke ringjallur shpresën e humbur të familjes së saj.

Avokati i familjes së bashku me vëllain e Artemidës, Arisin, kanë udhëtuar drejt Suedisë për të takuar dëshmitarin dhe për të kërkuar ndihmën e policisë dhe autoriteteve konsullore.

Sipas dëshmisë, vajza me gjasë po mbahet kundër dëshirës së saj nga disa persona në Suedi. Konsullata nga ana e saj ka njoftuar autoritetet lokale, të cilët kanë thirrur dëshmitarin që ka rënë në kontakt me emisionin për të dëshmuar. Deklarata tashmë është dërguar përmes Interpolit tek autoritetet greke.

“E pashë Artemisin në një qendër tregtare në Goteborg, jam i sigurt se ishte ajo. Ishte Artemisa, e pashë shumë afër, dy hapa më tutje, se dëgjova greqisht. Me të ishte një vajzë tjetër dhe një djalë. I tha “hajde Emi…” Unë kthej kokën dhe i them “je greke?”, se u gëzova kur dëgjova greqisht. Ajo ishte e dobësuar, e veshur me një shall leshi me një kapak sipër. Vajza tjetër i foli në shqip. Di shqip edhe greqisht dhe e kuptova. Unë isha pranë Artemidës dhe nuk më përgjigjen fare, vetëm djali i thoshte diçka. Kur e pyeta nëse ishte Artemida, vajza tjetër që ishte me të e tërhoqi dhe i tha në shqip të largohej. Unë shkova në makinë për të marrë celularin për t’i bërë një foto menjëherë, por edhe ata hipën në makinën e tyre dhe u larguan”, tha dëshmitari.

MË TË LEXUARAT

To Top