Fituesja e vitit të kaluar të “Festivalit të Këngës”, Ronela Hajati nuk është ftuar këtë vit në festival. Ronela ka reaguar ashpër përmes një statusi në Instastory.
Postimi i Ronelës: “Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur. Por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do të ma japë një ditë të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën! Po. Unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu si duhet!
“Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka pasur nevojë e për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë! Kënga është luajtur në çdo cep këtë vit e më e gëzuar për këtë nuk mund të jem! RTSH Shqiptar drejtimi mediokër e i vockël me veprime sku the duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit nuk e heq dot suksesin që ka pas kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye! T’ju shaj? Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë!”