Ish-diplomati, publicisti dhe paedagogu Fatos Tarifa është shprehur i zhgënjyer nga nata e parë e festivalit të Këngës në RTSH, që nisi mbrëmë dhe vijon edhe 3 netë të tjera. Sipas Tarifës ky festival që ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend, nuk është më, edhe pse harxhohen shumë fonde.
Deklarata e Fatos Tarifës: “Mbrëmë ndoqa (pa shumë interes dhe vetëm pjesërisht) natën e parë te Festivalit te 61-të të Këngës.
Në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend. Nuk është më.
Me shpenzime shumë herë më të mëdha për organizimin e tij, në këtë festival sot marrin pjesë këngëtarë shumë her? më të vegjël, ndër ta edhe djem e vajza që vetëm këngëtarë nuk janë.
Një pjes? e mirë e këngëve ta shpifin, sidomos me lirikat e tyre vulgare e të pakuptimta. Veshjet e shumë këngëtarëve e përdhosnin natyrën sublime të skenës dhe vetë idenë e festivalit më të madh të muzikës në vend.
Mënyra e prezantimit të këngëve dhe këngëtarëve ishte krejt pa klas dhe fjalët e prezantueses së festivalit (një fjalor shumë i varfër) mund t’i shkonin për shtat një “reality show” TV franchise, si Big Brother, se sa një festivali kombëtar të muzikës.
Great Disappointment!”