Rozë

Bukuria jep këshilla për gratë shqiptare: Burrin duhet të gjeni pak serioz dhe pak të qeshur

Karagjoz apo serioz si duhet ta zgjedh partnerin një grua, ishte tema e cila u diskutua mëngjesin e martës në “Aldo Morning Show”, ku për temën u përgjigj edhe një zonjë mjaft e këndshme e me shumë humor, Bukuria, apo siç e quan ajo veten Bukri.

Bukri ka thënë se burri nuk duhet të jetë as shumë serioz e as shumë karagjoz, për ta shpjeguar arsyen se pse mendon kështu ajo ka ndarë një histori personale.

Aldo: Bela, një burrë duhet serioz apo karagjoz. Pra karagjoz në kuptimin e mirë. Një njeri që ta mbajë bashkëshorten duke qeshur.

Bukri: Dëgjo Bukrin, edhe një burrë duhet pak serioz që të mos e marri gruaja nëpër këmbë. I hipën gruaja në shpatulla, siç është ajo fjala “më hipi gruaja në qafë”.

MË TË LEXUARAT

To Top