Rozë

Fustani i zi i shkonte/ Do habiteni se sa ka kushtuar veshja e Arbana Osmanit natën e dytë të festivalit të RTSH-së

Dy netët e para të Festivalit të Këngës së RTSH u karakterizuan nga këngë e performanca të veçanta, por edhe nga mesazhe të forta u përcollën për publikun.

Që nga vik imat e dh unës në familje, te heronjtë e heshtur që shpëtojnë jetë, fëmijët unik të spektrit autik, apo fjalë zemre të ndjera për mjekët që motivin e jetës kanë pasur shpëtimin e pacientëve.

Ndërkohë në natën e dytë të FEST 61 juria profesioniste dhe juria e medias zgjodhën 5 këngët finaliste nga artistët e rinj, të cilët do i bashkohen 16 emrave të këngëtarëve të afirmuar të muzikës në finalen e 22 dhjetorit.

Edhe në këtë natë të dytë Arbana shkëlqeu jo vetëm në moderim, por edhe në dukjen e saj. Ndryshe nga nata e parë ku Arbana zgjodhi një fustan ngjyrë rozë të hapur me një stil vajzëror të i markës Valentino.

Në natën e dytë ajo zgjodhi një fustan elegant material kamosh, në ngjyrë të zezë të firmës Alessandra Rich që kushtonte 2355$.

MË TË LEXUARAT

To Top