Lajme

U largua nga politika për të qenë prezantuese, Grida Duma: Ndodhi e gjitha shumë shpejt, kam vështirësi

Grida Duma, e ftuar mbrëmjes së djeshme në “Goca dhe Gra”, ka treguar përballjen e saj të parë me botën e televizionit dhe moderimin.

Ajo ka treguar se çdo gjë ndodhi shumë shpejt, megjithatë pjesa më e vështirë për të mbetet përfshirja në debate politike, gjë e cila për të është një sfidë.

“Nuk do të bëhem ndonjëherë plotësisht kolege në media por trendi i ri mund të thuhet me pak mungesë modestie e kemi krijuar nga politika në media. Por është një gjë që ndodh. Ndodhi gjithçka shumë shpejt, në mes të javës bëra deklaratën e lënies së mandatit dhe të hënën kam hyrë në emision. Lëvizja ishte e vështirë sepse në politikë shikohesh si një individ i cili duhet të qëndrosh me lidership të fortë duhet të japësh qëndrime godit ëse. Media kërkon tjetër lloj menaxhimi e argumentimi dhe vështirësia ime është që duhet të heq dorë nga mbajtja e qëndrimeve. Është bërë e personalizuar hapësira e komunikimit virtual. Këtë gjë e ka pësuar edhe politika, dëgjohet më shumë kush se sa çfarë.

Është shumë e bukur kur njerëz që e njohin komunikimin e thonë që më shkon. Media më ka ardhur rrotull në vite por vendimi për të shkuar në media ishte totalisht i imi. Aty bëhet shumë politikë, ndonjëherë edhe më shumë se në parlament. Logjika e kimisë është se unë dua të njëjtin debat që do të kisha bërë vetë.”-u shpreh Grida Duma.

MË TË LEXUARAT

To Top