Gerard Pique ka udhëtuar drejt Pragës për pushime dimëror me të dashurën e tij të re Clara Chia Marti.
Ish-ylli i Barcelonës ka nisur një romancë me 23-vjeçaren Clara pas ndarjes me këngëtaren Shakira.
Pique nuk humbi kohë duke bërë një dalje publike me Claran pas ndarjes nga Shakira në qershor të këtij viti. Çifti tashmë po shijon pushimet me miqtë dhe familjarët, ndërsa gjatë pushimeve kanë organizuar edhe një festë.
Pique dhe Clara u panë duke dalë nga hoteli Marriott në Pragë në fillim të kësaj jave, pasi ishin nisur për në kryeqytetin çek. Dyshes iu bashkua vëllai i Pique, Marc dhe miqtë e tij.
Studentja e re fitoi zemrën e futbollistit teksa ky i fundit ishte ende me Shakirën dhe mediat spekuluan se këngëtarja e gjeti Piquen në tradhti bashkëshortore.