Rozë

U tha se e ka lënë motrën pa ndihmë aq sa vuan për bukë, flet gruaja e futbollistit: Kjo s’është e vërtetë

Georgina Rodríguez ka folur në një intervistë për revistën “Elle”, për marrëdhënien me Cristiano Ronaldon dhe vd ekjen e djalit të saj të porsalindur, gjë që e bëri vitin 2022 një vit të vështirë për familjen e tyre.

'U dashuruam me shikim të parë', Georgina flet për

“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë u ndjeva sikur koha ndaloi”, tha ajo për Elle.

“Nuk kisha parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është njeriu më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk ka nevojë që njerëzit ta përdorin atë në mënyrë nënçmuese. Është e qartë se marrëdhënia ime me të më ka lejuar të përmbush shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë, para dhe pas takimit me të, kam vendosur të njëjtin pasion në gjithçka që kam bërë, qoftë pastruese apo shitëse, ose modele. Unë kam qenë gjithmonë feministe, besoj në mundësitë e barabarta. Kujdesem për veten, sepse dua të jetoj për shumë vite, sepse dua të shoh fëmijët e mi të rriten. Humbja e njërit prej tyre e bëri këtë vitin më të vështirë të jetës sime”, shtoi Georgina.

Ajo gjithashtu foli për lajmet rreth jetës së saj personale që publikohen në media, si edhe marrëdhënien me familjarët e Ronaldos dhe të saj.

“Nëse e kërkoni emrin tim në Google sot, do të lexoni se jam në një grindje me familjen e Cristianos, se kam një motër që më kërkon para dhe se diçka ka ndodhur me Rosalia-n. Jeta ime është shumë më e thjeshtë se e gjithë kjo, nuk më pëlqejnë kon fliktet, nuk zihem k urrë me askënd. Gjëja më e keqe është se i gjithë ky informacion është një gënjeshtër, kjo nuk jam unë”, u shpreh Georgina.

'U dashuruam me shikim të parë', Georgina flet për

MË TË LEXUARAT

To Top