Banorja e pestë që i bashkohet Big Brother VIP Albania 2 është Tea Trifoni. E bërë e famshme pas aventurës së saj në një tjetër emision të Top Channel, Për’puthen, Tea tregoi në klipin prezantues se çfarë i pëlqen më së shumti te një mashkull.
“Tipari që më pëlqen më tepër janë sytë. Te karakteri më pëlqen qetësia”, u shpreh Tea. Më pas shtoi se përton të laj enët, problem që mesa duket do e ndajë dhe me banorë të tjerë në shtëpi.
Kujtojmë se më parë i janë bashkuar shtëpisë më të famshme Olta Gixhari, Krist Aliaj Dragot, Zhaklina Gjolla dhe Herion Mustafaraj.