Rozë

‘A do të zgjasë aq shumë sa vjet?’ Eduart Grishaj përgjigjet hapur për ‘Big Brother Vip’

Eduart Grishaj ka dhënë disa detaje së fundmi për “Big Brother VIP Albania”. Ai ka thënë për TAR dhe ky edicion do të jetë padiskutim i suksesshëm.

Ai tha se banorët do të jenë plot 14 banorë.

“Nëse po thoni për vitin e kaluar, këtë vit kanë jashtëzakonisht akoma dhe më shumë motiv sesa vjet për t’u rikthyer të gjithë tek Big Brother sepse do të ketë emra të jashtëzakonshëm nga shumë fusha.

Një gjë tjetër e veçantë është se do të jetë një rubrikë që do ketë banorë të cilët nuk do të rrinë të gjithë në një shtëpi por do të ketë edhe ambiente të tjera brenda shtëpisë që do të ndahen”, ka thënë ai ndër të tjera.

MË TË LEXUARAT

To Top