Rozë

Të bekuar nga Zoti! Këta janë 36 VIP-at shqiptarë që janë bërë prindër këtë vit

Ky vit që po lëmë pas, viti 2022 ka qenë i bekuar për shumë nga VIP-at shqiptarë. Moderatorë, këngëtarë, modele dhe futbollistë të njohur janë bërë prindër për herë të parë, të dytë ose të tretë. Ne të “Xing.al” po ju sjellim një listë të VIP-ave që kanë sjellë në jetë një fëmijë, duke filluar nga Janari e deri në Dhjetor:

Të bekuar: 36 VIP-at shqiptarë që u bënë prindër

1. Me datë 20 Janar aktori shumë i dashur për publikun, Florjan Binaj u bë baba për herë të tretë. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vjosa.

2. Këngëtarja Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta u bënë prindër për herë të parë me datë 21 Janar. Genta solli në jetë një djalë dhe një vajzë, të cilëve iu vendosën emrat Icon dhe Ivy Blue.

3. Dj i njohur shqiptar, Sardi Shehu u bë baba për herë të parë me datë 22 Janar. E dashura e tij lindi një djalë, të cilit i vendosën një emër shumë të veçantë: Zais Denzel Shehu.

4. Një tjetër çift që u bënë prindër brenda muajit janar janë Shpat Kasapi dhe Selvija. Dyshja u bënë me djalë me datë 24 Janar. Ato i vendosën emrin Roel.

5. A e mbani mend çiftin simpatik Matilda-Fatjon nga reality show “Big Brother Albania 7”? Ata u bënë prindër për herë të dytë me datë 10 Shkurt me një vajzë.

6. Reperi i njohur Mc Kresha u bë baba për herë të dytë me datë 24 Shkurt. Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një djalë, Dinin.

7. Me 10 Mars këngëtarja Blerina Braka u bë nënë për herë të dytë. Ajo lindi një djalë, të cilit i vendosën një emër shumë të bukur, Bluid.

8. Këngëtari shqiptar Besart Halimi u bë baba për herë të dytë me datë 14 Mars. Bashkëshortja e tij, Jana solli në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin e veçantë, Ohana.

9. Me 15 Mars aktori dhe prezantuesi i “Fiks Fare”, Devis Muka u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij lindi një djalë të cilin e quajtën Eidan.

10. Këngëtarja Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë me datë 21 Mars. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Kamar.

11. Besa Shahini u bë nënë për herë të parë me datë 2 Prill. Ish-ministrja e Arsimit solli në jetë vajzën e saj me bashkëshortin Dardan Molliqaj.

12. Najada Konomi, e njohur si Noçja e “Big Brother” u bë nënë për herë të dytë po me datë 2 Prill. Ajo solli në jetë një djalë me partnerin e saj, Fation Ibishin. Dyshja i vendosën vogëlushit emrin Brendon.

13. Stilistja e njohur shqiptare, Stela Sallaku u bë nënë për herë të parë në muajin Prill. Ajo solli në jetë një djalë.

14. Aldo u bë baba për herë të parë me datë 25 Prill. Partnerja e tij, Xhesika Trola solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Dante.

15. Këngëtarja e njohur Mariola Kaçani u bë nënë për herë të parë me datë 13 Maj. Ajo lindi një djalë dhe lajmin e bukur e dha partneri i saj.

16. Kristina Baki u bë nënë për herë të parë me datë 30 Maj. Modelja solli në jetë një vajzë të cilës ajo dhe partneri i vendosën emrin Siera.

17. Aristela e “Përputhen” u bë nënë për herë të parë me datë 9 Qershor me ardhjen në jetë të një djali. Ajo e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë dhe partnerin.

18. Këngëtarja e njohur Edita Sopjani u bë nënë për herë të parë me datë 25 Qershor. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Rio.

Të bekuar: 36 VIP-at shqiptarë që u bënë prindër

19. Me datë 30 Qershor ish-banorja e “Big Brother Albania 9”, Gerta Shino u bë nënë për herë të parë. Ajo lindi një djalë me partnerin e saj, Florentin.

Të bekuar: 36 VIP-at shqiptarë që u bënë prindër

20. Taulant Xhaka u bë baba për herë të dytë me 23 Korrik. Futbollisti dhe bashkëshortja e tij u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë Maleya.

21. Moderatorja Ilda Bejleri u bë nënë për herë të parë me datë 8 Gusht. Ajo lindi një vajzë të cilën e quajti Siena. Moderatorja e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë për plot 9 muaj.

22. Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bërë prindër për herë të parë me datë 21 Gusht. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilit i vendosën një emër mjaft të veçantë, Nolan Sol.

23. Me datë 1 Shtator Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës ajo dhe Eduarti i vendosën emrin Zoi.

24. Ish-konkurrentja e “Love Story”, Engjëll Lengo dhe këngëtari i njohur Vani Gjuzi u bënë prindër për herë të parë me datë 6 Shtator. Dyshja u bekuan me një vajzë të cilën e quajtën Viktoria.

25. Robin dhe Marigona Krasniqi u bënë prindër për herë të parë me datë 12 Shtator. Marigona lindi një djalë, Meyson Robin Krasniqi. Dyshja e dhanë lajmin e pritjes së ëmbël, pak kohë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

26. Reperi i njohur Arian Agushi, i njohur si Gold Ag u bë baba për herë të dytë me datë 26 Shtator. Bashkëshortja e tij, Ermira solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Front.

27. Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u bë nënë për herë të parë me datë 28 Shtator. Ajo lindi një djalë të cilin e quajti Eden.

28. Me datë 30 Shtator Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë. Sara lindi një vajzë pas dy djemve, London dhe Roman. Vajza quhet Ruya.

29. Prezantuesja e lajmeve Edona Zogu u bë nënë për herë të parë me datë 3 Tetor. Ajo solli në jetë një vajzë.

30. Me datë 6 Tetor, modelja e njohur shqiptare Lorena Haliti u bë nënë për herë të parë. Ajo u bë nënë për herë të parë me një djalë, Andreas.

31. Blogerja Sara Karaj u bë nënë për herë të dytë me datë 11 Tetor. Blogerja dhe partneri i saj u bekuan sërish me djalë të cilit i vendosën emrin Greg.

32. Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u bënë prindër të një vajze me datë 14 Tetor. Dyshja i vendosën emrin e bukur Adea.

33. Folësja e lajmeve Senada Jaho me datë 19 Tetor dha lajmin e bukur se ishte bërë nënë e një djali të quajtur Khan.

34. Me datë 22 Tetor, këngëtari i mirënjohur, Malësori dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë. Dyshja u bekuan me binjakë pas shumë vitesh martesë. Binjakët quhen Lura dhe Lekë.

35. Reperi i njohur shqiptar, S4MM u bë baba për herë të parë me datë 24 Nëntor. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë.

36. Einxhel dhe Dagz janë bërë prindër për herë të parë me datë 13 Dhjetor. Einxhel ka sjellë në jetë një djalë emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

Të bekuar: 36 VIP-at shqiptarë që u bënë prindërTë bekuar: 36 VIP-at shqiptarë që u bënë prindër

MË TË LEXUARAT

To Top