Rozë

Zbulohet pse Balina Bodinaku nuk është opioniste: E kanë shtruar në spital, në gjendje jo të mirë

Balina Bodinaku u përfol deri në moment të fundit si opinioniste në sezonin e dytë të BBV Albania. Të gjithë prisnin ta shihnin atë sërish krah Arbër Hajdarit, në çeljen e spektaklit ditën e shtunë. Kjo gjë u konfirmua dhe nga burime pranë produksionit.

Isha 17 vjeçe kur fillova lidhjen”, Balina Bodinaku flet për herë të parë  për divorcin – Abc News

Megjithatë ajo mungoi duke ngritur pyetje mbi zëvendësimin e saj vetëm pak orë para spektaklit. Burime për noa zbulojnë se arsyeja e mungesës së papritur të Balinës, është një problem shëndetësor.

Për të cilin ajo ndodhet e shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë dhe është ende duke u rikuperuar nga një pneumoni serioze.

Lajmin e bëjnë të ditur për noa.al, burime nga stafi mjekësor i spitalit “Shefqet Ndroqi”, që trajton sëmundjet e mushkërive.

Oponionistja e njohur e Big Brother VIP Albania që mbajti peshën kryesore në edicionin e kaluar në opinionet mbi jetën e personazheve të shtëpisë së famshme, për shkak të shtrimit në spital, ka munguar kështu në natën e parë të spektaklit që nisi të shtunën.

Në këtë mënyrë shuhen zërat që qarkulluan ditët e fundit për një braktisje të programit nga opinionistja aq e dashur e reality show që ka thyer rekorde audience në Shqipëri.

MË TË LEXUARAT

To Top