Rozë

(Foto) Vajza e saj mbajti pelena deri 5 vjeçe, flet aktorja e njohur: Unë mendoj se është normale

Kristen Bell dhe Dax Shepard janë prindër të dy vajzave, 9 dhe 7 vjeç, por mënyra e rritjes së fëmijëve të tyre ka qenë gjithnjë e veçantë.

Dax Shepard Says He and Kristen Bell “Did Not Want a Second Child” - E!  Online

Për shembull, vajza e tyre e vogël ka mbajtur pelena deri në moshën 5-vjeçare dhe ndonëse kjo do të ishte alarmuese për çdo prind, për Kristen nuk ka qenë aspak kështu.

“Kam pranuar se çdo fëmijë është ndryshe. Unë mendoj se është normale dhe askush nuk duhet të turpërohet nga fëmija i tyre. Puna jonë e palodhur u shpërblye derisa vajza fitoi pavarësinë e saj, por deri në moshën 5-vjeçare ajo ka përdorur pelena.”

A do të thotë se diçka nuk shkon nëse fëmija nuk mund të heqë dorë nga pelenat në moshën 5-vjeçare?

Gjatë ditës, është disi më e thjeshtë që fëmijët të mësohen të shkojnë në tualet. Megjithatë, shumë fëmijë mbajnë pelena deri në moshën 4-5 vjeçare gjatë natës derisa “trajnohen” plotësisht. Ndonjëherë kjo shkon edhe në 5-6 vjeç.

Nuk ka një moshë të caktuar se kur fëmijët duhet të ndalojnë përdorimin e pelenave, por ata zakonisht tregojnë se janë gati të përdorin tualetin ose një uturak mes moshës 18 muajsh deri në 3 vjeç.

Nëse mendoni se fëmija juaj nuk po mësohet me ndryshimin, këshillohet të konsultoheni me një mjek pediatër.

Kristen Bell shares the 'incredible fight' she had with Dax Shepard

MË TË LEXUARAT

To Top