Rozë

(Foto) E njohu në emision kërcimi, Elhaida dhe balerini e çojnë lidhjen në tjetër stad

Këngëtarja Elhaida Dani, ka “ngrirë” karrierën e saj të suksseshme në Itali dhe është rikthyer në Shqipëri për “Dancing With The Stars”. Ky programi përveçse riktheu këngëtaren në qendër të vëmendjes, i dhuroi asaj edhe dashurinë.

Në natën gjysmëfinale të “DWTS” ajo konfirmoi lidhjen e saj me balerinin me të cilin kërcejnë prej muajsh.

Por duket se lidhja ka kaluzr shumë shpejt në një tjetër hap dhe çifti kanë kaluar Krishtlindjen pranë familjes së Elhaidës. Kjo e fundit ka pbulikuar video nga darka e KRishtlindjeve me familjen e saj. Por nga ana tjetër, Lediani ka ndarë një foto nga Pedonalja e Shkodrës, shkruan Albeu.com.

Epo nuk besojmë që familja e ka lënë jashtë balerinin, partnerin e vajzës së tyre.

Kujtojmë se kjo histori dashurie e çiftit, e lindur mes kërcimit u shoqërua me mjaft bujë, pasi u përfol se Ledian nuk i kishte dhënë ende fund fejesës së tij, kur u njoh me Elhaidën. Gjithsesi pritet një reagim i çiftit.

MË TË LEXUARAT

To Top