Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin skenik Fifi, është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin, Adis Patushi.
Lajmin e ka konfirmuar vet artistja gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e këngës në RTSH, ku me këngën “Stop” ajo konkurron për ta fituar vendin e parë në këtë festival dhe njëherësh të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion 2023”.
“Kënaqësia ime këtë herë në festival ka qenë shumë më e madhe, sepse për herë të parë nuk po këndoj e vetme në skenë, por me fëmijën tim brenda meje. Zoti i bekoftë të gjitha nënnat, sepse unë sot po e kuptoj çfarë po rritet brenda meje”, deklaroi Fifi para publikut të pranishëm në sallën e festivalit.
Ka disa javë që në media përflitet se çifti i njohur i shoëbizit janë në pritje të fëmijës së parë së bashku, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga dyshja.
E tani mësohet se Fifi është në muajin e gjatë të shtatzënisë. Ajo sot ka publikuar disa foto ku ekszpon barkun e saj të fyrë.