Rozë

Arbana Osmani arrin fitore të madhe me ‘Big Brother’, ja çfarë ka ndodhur

Shqiptarët e kanë ndjerë kaq shumë mungesën e Big Brother, sa që shifrat e shikueshmërisë arrijnë një rekord të ri vetëm në mbrëmjen e parë të “Big Brother VIP 2”.

Nisja e sezonit të dytë të programit më të suksesshëm televiziv në vigjilje të Krishtlindjeve, përveçse pati mijëra shikues që e ndoqën përmes televizionit Top Channel spektaklin, shqiptarët kudo që janë për herë të parë mundën ta shihnin në kohë reale nëpërmjet platformës You Tube.

Më shumë se 100 mijë shikues në kohë reale gjatë transmetimit live të spektaklit në natën e parë të “Big Brother VIP 2”.

Rreth 1 milionë shikime në total deri në fund të live stream-it. Rreth 570 milionë shikimet (569.958.161 views) e sezonit të parë të “BIG Brother VIP”, priten të rriten me shpejtësi edicionin e dytë kur vetëm në nisje të tij pati 100 mijë njerëz që e ndiqnin njëkohësisht vetëm në You Tube, më shumë se çdo ‘live’ i figurave politike.

Dhe jo vetëm politikanëve në Shqipëri. Po të bësh një krahasim të thjeshtë me intervistat e emrave më të njohur të momentit, shikon se audienca që thith Top Channel me shqiptarët në çdo cep të botës, të çfarëdo lloj moshe, me “Big Brother VIP”, mund on line edhe rrëfimin e presidentit të SHBA Joe Biden me zonjën e parë Jill Biden për Krishtlindje, apo deklaratat e kryeministres së re të Italisë Georga Meloni-t, si dhe konkurron me transmetimet ‘live’ të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Si dhe e reja e këtij sezoni është shikimi i BIG BROTHER VIP 2 në aplikacionin më të ri DIGITALB OTT, pas abonimit në dyqanet DIGITALB shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj dhe mund ta përdorni në të njëjtën kohë në 3 platforma si në smartphone, tv apo ipad… /TCH

MË TË LEXUARAT

To Top