Modelja Kejvina Kthella ka treguar brenda shtëpisë së “Big Brother Albania” se ka qenë në kërkim për një kohë të gjatë për shkak se kishte shkaktuar një aks ident.
Kejvina tha se i kishte rënë një makinë, pasagjerët e të cilës ishin nisur për në spital. Në vend të shpagimit me një shumë prej 200 euro-sh, kishte vendosur që të largohej për në Vlorë, pa e ditur që ishte e shpallur në k ërkim.
“Unë kam ikur nga vendi i aksi dentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më ka ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt.
Kot, nuk kisha asnjë punë. Duke bërë si Shumaker. Ishte një Fiat, e vogël, por makina ime e mori. Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë Po licia. Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu. Më falni. Ka ndodhur para 1 viti. Makina ime ishte me qera, më merr djali dhe më thotë o Kejvina ke dalë në kërkim. Ohu thashë që nuk erdhi Poli cia. Pagova gjobën dhe ika. Ata më kërkuan 200 euro, më vjen inat”, tha në rrëfimin e saj modelja.