Një buqetë gjigante me trëndafila shumë ngjyrësh në natën e Krishtlindjesh është bërë shkas për të dyshuar nëse këgëtarja Mira Konçi ka nisur një marrëdhënie të rë dashurie pas divorcit me kantautorin Shpëtim Saraçi.
Por ka qenë vetë këngëtarja e cila ka shuar zërat. Ajo ka treguar se lulet i ka blerë vetë për veten e saj pasi e bëjnë të ndihet mirë.
“Lulet më japin një ndjesi të bukur gjithmonë, jo vetëm në momentet festive. Sepse tek lulet shoh simbolin e delikatesës së gruas. Prandaj i blej me shumë kënaqësi. Edhe këtë buqetë. Ju uroj gëzuar dhe me shumë mirësi!”.