Lajme

Parashikimi i motit/ Ja sa gradë parashikohet të jenë temperaturat ditën e sotme

Ditën e mërkurë vendi do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura si dhe mjegull e mjegullinë në lugina.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashereshme me intensitet të ulët në pjesën veriore, bregdetare dhe lokalisht në qendër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje dhe jugperëndim e lehtë e mesatare duke u shoqëruar me valëzim të ulët në bregdet.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -3 deri 12°C
në zona e ulëta 1 deri 17°C
në zona bregdetare 5 deri 17°C

MË TË LEXUARAT

To Top