Ditën e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 2” u diskutua shumë fakti që Olta nuk i vizitoi fare Zhaklinën dhe Ronaldon në rulotë.
“Janë dy personazhe që unë nuk i njoh fare. Kam pasur shumë gjëra për të bërë në shtëpi, kam pasur shumë mendime, ka personazhe në shtëpi që nuk i kam takuar ende. Përveç këtyre, kam nja dy gjëra që nuk më kanë pëlqyer në raport me Zhaklinën dhe kam preferuar të rri e tërhequr. Gjëra që nuk jam gati t’i them tani. Me Ronaldon nuk kam asgjë”, tha aktorja.
Së fundmi Zhaklina ishte duke folur me Kejvinën në lidhje me këtë ngjarje. Kejvina u shpreh se e adhuron Oltën si personazh.
Zhaklina: Për aq sa e kam parë, më pëlqen shumë
Kejvina: Unë e adhuroj, realisht unë e adhuroj Oltën si personazh. Unë tani po e njoh si njeri, më zhgënjeu pak sonte por e di që do më lirojë. Po unë e adhuroj, realisht për mua është një f*c king DIVA, për aktrim, aktoret ça janë në Shqipëri nuk ja fut asnjëra asaj. Për mua është dhe shumë e bukur, shumë sens uale dhe shumë e aftë. Unë thashë tani po e njoh si njeri, nuk mund të arrij në konkluzione e gjëra dhe sonte kanë ndodh ca situata.
Në fund të ditës duhet të kujtojmë se ka dhe një fëmijë në shtëpi dhe ka një ngarkesë emocionale domethënë nëse neve na shkon 100, asaj i shkon 1000.