Dita e sotme është shumë e lumtur për mami Rudinën, pasi Viktoria e saj feston ditëlindjen. E në një ditë të tillë sigurisht nuk mungoi një urim i ngrohtë nga ana e Rudina Dembacajt në Instagramin e saj.
Me pak fjalë, por që tregojnë shumë kështu e uroi aktorja të voglën e saj. “6 vjet, arsye e vërtetë pse jetoj, gëzoj e vrapoj! Gëzuar ditëlindjen Viktoria ime, Mbretëreshë e Botës time!”
Viktoria është vajza që Rudina ka nga martesa e saj me Aleksander Varfajn. Prej disa vitesh kjo marrëdhënie ka dështuar dhe secili nga ata sot ka vazhduar jetën e tij.
Aktorja e humorit është e martuar me Mark Frrokun me të cilin duket shumë e lumtur. Në një intervistë më herët, Rudina Dembacaj u shpreh se ish-deputeti i PS-së e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”.
Moderatorja dhe aktorja megjithatë u shpreh se deri tani fundi është gjithmonë pozitiv, ndërsa shtoi “nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”.
“Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt.
Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, u shpreh moderatorja.