Rozë

”Më shpëtoi nuk kam çfarë bëj, do iki”/ Olta Gixhari thyen sërish rregullat në shtëpinë e ‘Big Brother’

Olta e ka nisur ditën, duke thyer një prej rregullave të shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2. “Vëllai i Madh” e çoi të jetonte në kamper, pasi Zhaklina e përzgjodhi bashkë me Armaldon. Rregulli strikt në kamper është ndalimi i daljes nga rrethimi, pa e lejuar “Vëllai i Madh”.

Olta Gixhari: Në shtëpinë e "Big Brother", shumë shpejt do të nis një  fortunë

Olta përdori tualetin pasi nisi ditën sot, por e bëri duke shkuar në ambientet e brendshme të shtëpisë. Në vazhdim do të bëhet i ditur dhe vendimi i “Vëllait të Madh” për këtë episod.

Edhe Ronaldo ka thyer rregullin e kamperit, në të cilin ndodhen aktualisht Olta dhe Armaldo. Gazetari është futur vetë për të gjetur një palë syze, të cilat mendon që mund t’i ketë harruar aty pasi doli me Zhaklinën.

Fillimisht u mundua Armaldo t’i gjente, por pasi nuk ia doli vetë ftoi Ronaldon. Ky hap ishte i gabuar sepse nuk lejohet futja e banorëve të tjerë brenda kamperit përveç Oltës dhe Armaldo.

Banorët po fillojnë të mendojnë seriozisht, në lidhje me mënyrën e organizimit të gjërave brenda shtëpisë. Zarfi i fundit është ai që u lexua në lidhje me buxhetin e fituar nga loja me paketimin e lodrave.

Banorja e parë që hyn në shtëpi, Olta Gixhari! - Big Brother VIP 2 - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top