Lajme

Trishtim i madh! Kjo është stjuardesa shqiptare që humbi jetën në aeroport në Londër

Vajza që shihni në foto është stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi j etën tr agjikisht më datë 21 dhjetor në aeroportin Stansted të Londrës.

Ajo është identifikuar si Greta.D dhe është shqiptare. E ndjera dyshohet se pësoi in farkt gjatë udhëtimit me linjën ‘AIR ALBANIA’ në itinerarin nga Tirana në Londër.

Lajmi i transmetuar në mediat e huaja speficikonte se 24-vjeçarja ra në tokë dhe më pas humbi jetën kur aeroplani kishte mbërritur në Aeroportin Stansted në Angli.

Ngjarja e rën dë ka ndodhur rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor. Shërbimi i ambulancës që e dërgoi vazjën në spitalin Princess Alexandra në Harlow, por mësohet se ajo nuk arriti të shpëtojë.

Një zëdhënës i pol icisë së Essex tha: Ne i erdhëm në ndihmë kolegëve tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim për për shëndetin e dikujt.

MË TË LEXUARAT

To Top