Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mbi 500 kg mish të një Fast Food në Tiranë, pasi ishte i papërshtatshëm për t’u konsumuar dhe e gjo biti subjektin me 500 mijë lekë.
Në njoftimin zyrtar me foto, AKU thotë: “566 kg produkt gjiro i bllokuar. Fast-food-i me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.
Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare.
Si rrjedhojë nga ana e trupës inspe ktuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500 000 lekë.
Gjithashtu dhe u bll okua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.”